32.8 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

Identifikohet autori i dyshuar i sulmit në Paradën e Krenarisë në Berlin, policia në kërkim të 21-vjeçarit me lidhje me qarqe islamike

Policia e Berlinit ka identifikuar autorin e dyshuar të sulmit me furgon gjatë Paradës së Krenarisë LGBTQ+, ku humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur të paktën 16 të tjerë.

Sipas autoriteteve, personi i dyshuar është 21-vjeçari Abdul B., i cili vijon të jetë në arrati. Policia bëri të ditur se ai nuk është arrestuar ende, por është i njohur për organet ligjzbatuese dhe dyshohet se ka lidhje me qarqe ekstremiste islamike në kryeqytetin gjerman.

“I dyshuari është i njohur për policinë. Ai njihet nga ne si anëtar i qarqeve islamike këtu në Berlin dhe kërkimi për të vazhdon me intensitet të plotë”, deklaroi zëdhënësi i Policisë së Berlinit, Florian Nath.

Sipas hetimeve paraprake, rreth orës 22:00, një furgon hyri në parkun Tiergarten, ku përplasi disa persona përpara se të përfundonte i përplasur me një pemë.

Hetuesit vijojnë marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe po verifikojnë gjithashtu raportimet sipas të cilave disa prej të plagosurve mund të kenë marrë edhe plagë me thikë. Megjithatë, autoritetet theksojnë se është ende herët për të nxjerrë përfundime mbi dinamikën e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë, operacioni për kapjen e autorit të dyshuar vijon, ndërsa policia u ka bërë thirrje qytetarëve të dorëzojnë çdo foto ose video që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të sulmit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...