21.5 C
Tiranë
Wednesday, September 23, 2026

BE i përgjigjet Vuçiqit për Kosovën: “Duhet të shmangen deklaratat që nuk ndihmojnë normalizimin e marrëdhënieve”

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq për Kosovën, duke bërë thirrje për shmangien e retorikës që, sipas Brukselit, nuk kontribuon në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian ka deklaruar se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet rruga e vetme për të arritur përparim mes dy vendeve.

“Vetëm përmes dialogut mund të arrihet përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duhet të shmangen deklaratat dhe veprimet që nuk kontribuojnë në këtë qëllim”, tha zëdhënësi i BE-së.

Reagimi i Brukselit erdhi pas deklaratave të Vuçiqit gjatë një ceremonie në Beograd, ku ai u shpreh se ruajtja e integritetit territorial dhe forcimi i ushtrisë serbe mbeten prioritete të shtetit.

Duke iu drejtuar oficerëve të rinj, presidenti serb përsëriti qëndrimin e Beogradit se Kosova është pjesë e Serbisë, duke u mbështetur në Kushtetutën serbe. Ai gjithashtu theksoi se Serbia do të përballet me presione të ndryshme në të ardhmen.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008, ndërsa të dyja vendet vijojnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian që prej vitit 2011.

Procesi i dialogut mbetet një nga çështjet kryesore në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit, me BE-në që vazhdimisht kërkon zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe uljen e tensioneve politike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...