21.5 C
Tiranë
Wednesday, September 23, 2026

Të shtëna me armë në Mitrovicë, qëllohen punonjësit e ujësjellësit gjatë inspektimit të lidhjeve ilegale

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Mitrovicë, ku disa punonjës të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” janë qëlluar me armë zjarri gjatë kohës që po kryenin një inspektim për lidhje ilegale.

Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar. Pas ngjarjes, autori ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se personi i dyshuar hetohet për disa vepra penale, përfshirë “Sulm ndaj personit zyrtar”, si dhe “Mbajtje të paautorizuar të armës dhe përdorim të armës”.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...

Vlora Hyseni ndalohet në Vërmicë, burimet: “Qëndroi gjatë ditës në Kosovë dhe u dorëzua...

0
Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, është ndaluar ditën e djeshme në pikën kufitare të Vërmicës, bëjnë të ditur burime të...

Aksident në Rrugën e Voskopojës në Korçë, tre persona të lënduar

0
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Rrugën e Voskopojës, në Korçë. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të...