38.3 C
Tiranë
Thursday, July 30, 2026

Rama publikon të dhënat e AMA-s: “Shqipëria nuk është autokraci, opozita ka më shumë kohë në media”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook të dhëna nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), të cilat, sipas tij, dëshmojnë se Shqipëria nuk mund të cilësohet si një regjim apo autokraci, siç pretendojnë opozita dhe një pjesë e protestuesve.

Rama ka ndarë shifrat e monitorimit për muajin qershor 2026, ku sipas të dhënave të AMA-s, Partia Socialiste ka pasur 36.05% të kohës së transmetimit në media, ndërsa opozita në tërësi 63.95%.

Kreu i qeverisë argumentoi se këto të dhëna rrëzojnë pretendimet se në Shqipëri ekziston një sistem që kontrollon median.

“Këto dy pasqyra, të cilat vijojnë të tregojnë me fakte kokëforta të bazuara në matje jo në perceptime, se Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me autokracitë e me kinse regjimet – ku sorrat dhe korbat politike e mediatike e fusin përditë e përnatë me krrakrratë e tyre – vendosa t’i postoj vetëm si pasqyra të mjerimit intelektual të dështakzemërakëve, të cilët i kërkojnë papushim kudo (e sidomos te unë arsyet) pse “regjimi” nuk përmbyset”, shkroi Rama në postimin e tij.

Sipas monitorimit të AMA-s, gjatë muajit qershor 2026, partitë politike kanë pasur në dispozicion gjithsej 402.47 minuta mbulim në edicionet kryesore të lajmeve.

Nga kjo hapësirë mediatike, sipas të dhënave të publikuara nga kryeministri, Partia Socialiste ka marrë 36.05% të kohës së transmetimit, ndërsa partitë opozitare së bashku 63.95%.

Deklarata e Ramës vjen në një kohë kur opozita dhe grupime protestuese kanë ngritur akuza për kontroll të institucioneve dhe medias nga qeveria, pretendime që mazhoranca i ka mohuar vazhdimisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Korrik 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të gjeni zgjidhje për një çështje që ju ka shqetësuar. Në marrëdhënie, një bisedë...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Korrik 2026

0
Për 30 korrikun 2026, në Shqipëri pritet të vijojë moti i nxehtë veror, me kthjellime dhe diell në pjesën më të madhe të territorit....

Haxhiu i përgjigjet Vuçiqit dhe Bërnabiqit: “Retorika shoviniste nuk e ndryshon realitetin, Kosova është...

0
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryetares...

Honor prezanton Robot Phone, telefoni me kamerë 200 MP mbi gimbal që ndjek automatikisht...

0
Honor ka zbuluar detaje të reja për telefonin e saj të ardhshëm Robot Phone, një pajisje inovative që synon të ndryshojë mënyrën e fotografimit...

Sulm me dron në Rusi, goditet rafineria e naftës në Perm mbi 1500 kilometra...

0
Një sulm me dron i kryer nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SSU) ka goditur një nga objektet më të rëndësishme energjetike në Rusi,...