21.5 C
Tiranë
Wednesday, September 23, 2026

Haxhiu i përgjigjet Vuçiqit dhe Bërnabiqit: “Retorika shoviniste nuk e ndryshon realitetin, Kosova është shtet i pavarur”

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, duke i cilësuar ato si retorikë shoviniste dhe revizioniste.

Haxhiu ka deklaruar se Serbia nuk mund të pretendojë angazhim për paqe dhe normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, ndërsa, sipas saj, vazhdon të mohojë shtetësinë e Kosovës dhe nuk bashkëpunon për zbardhjen e krimeve të luftës dhe fatin e personave të zhdukur.

“Këto deklarata janë vazhdim i gjuhës së mohimit, urrejtjes dhe propagandës mbi të cilën u ngrit politika shoviniste dhe ekspansioniste e regjimit të Millosheviqit”, tha Haxhiu.

Ajo theksoi se pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm dhe se deklaratat politike nuk mund ta ndryshojnë atë.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran që nga 17 shkurti 2008. Ky realitet nuk zhbëhet me deklarata politike”, u shpreh Haxhiu.

Sipas saj, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2010 ka konstatuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, ndërsa Kosova vijon të forcojë pozitën e saj në arenën ndërkombëtare.

Haxhiu u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian që të reagojnë ndaj, siç e cilësoi ajo, “gjuhës shoviniste, revizioniste dhe nxitëse” të përdorur nga zyrtarët serbë.

Deklaratat e saj vijnë pas reagimeve të fundit nga Beogradi, të cilat kanë rikthyer në qendër të debatit çështjen e Kosovës dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...

Vlora Hyseni ndalohet në Vërmicë, burimet: “Qëndroi gjatë ditës në Kosovë dhe u dorëzua...

0
Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, është ndaluar ditën e djeshme në pikën kufitare të Vërmicës, bëjnë të ditur burime të...

Aksident në Rrugën e Voskopojës në Korçë, tre persona të lënduar

0
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Rrugën e Voskopojës, në Korçë. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të...