Avokati Kujtim Cakrani, përfaqësuesi ligjor i Artur Shehut, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Cakrani ka bërë të ditur se, pas përfundimit të paraqitjes në SPAK, do të mbajë një konferencë për shtyp, ku pritet të japë detaje lidhur me çështjen.
Paraqitja e tij lidhet me hetimet që Prokuroria e Posaçme po zhvillon për çështjen e Zvernecit, ku po verifikohen dyshime për tjetërsimin e pronave.
Nuk janë bërë ende publike detaje të tjera mbi përmbajtjen e deklarimeve që pritet të japë avokati, ndërsa konferenca për shtyp pritet të sqarojë qëndrimin e palës që ai përfaqëson.




