25.2 C
Tiranë
Wednesday, September 23, 2026

“Shkrirja e 15 bashkive nuk është reformë”/ Opozita akuzon PS: Synon centralizimin e pushtetit dhe përfitimin elektoral

Vendimi i Partisë Socialiste për të votuar kundër zgjatjes së mandatit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale ka sjellë reagimin e opozitës, e cila akuzon mazhorancën se nuk ka pasur asnjëherë vullnet për një reformë gjithëpërfshirëse, transparente dhe të bazuar në interesin e qytetarëve.

Sipas opozitës, që në nisje të procesit objektivi i mazhorancës ka qenë përfitimi elektoral dhe centralizimi i mëtejshëm i pushtetit, e jo përmirësimi i shërbimeve dhe rritja e cilësisë së qeverisjes vendore.

Në reagim thuhet se refuzimi për të vijuar punën me konsensus dëshmon mungesën e vullnetit për të dëgjuar komunitetet e prekura, përfaqësuesit e pushtetit vendor, shoqërinë civile dhe ekspertët vendas e ndërkombëtarë.

Opozita kundërshton propozimin për shkrirjen e 15 bashkive, duke argumentuar se ai nuk përbën një reformë administrative, por një hap drejt dobësimit të qeverisjes vendore, largimit të shërbimeve nga qytetarët dhe përshpejtimit të shpopullimit.

“Ne kundërshtojmë me vendosmëri shkrirjen e bashkive Rrogozhinë, Divjakë, Patos, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Prrenjas, Belsh, Cërrik, Dimal, Poliçan, Klos, Libohovë, Këlcyrë, Maliq dhe Selenicë”, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se çdo komunitet i prekur duhet të ketë të drejtën të dëgjohet përpara çdo vendimmarrjeje nga Kuvendi, duke kujtuar se Kushtetuta parashikon që kufijtë e njësive të qeverisjes vendore nuk mund të ndryshohen pa u marrë më parë mendimi i popullsisë dhe pa u mbështetur në interesat e përbashkëta ekonomike, sociale e kulturore, si edhe në traditën historike të zonave përkatëse.

Sipas opozitës, Shqipëria ka nevojë për një reformë që forcon pushtetin vendor, afron shërbimet me qytetarët dhe krijon mundësi reale zhvillimi për çdo komunitet, ndërsa çdo reformë administrativo-territoriale duhet të ndërtohet mbi dialogun, konsensusin dhe interesin publik, në përputhje me standardet evropiane dhe jo mbi interesa elektorale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...