22.8 C
Tiranë
Wednesday, September 23, 2026

Sherr i dhunshëm në Tepelenë, tre familjarë përfundojnë në spital pas konfliktit me sende të forta

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar pas mesnate në qytetin e Tepelenës, ku tre persona kanë mbetur të plagosur pas goditjeve me sende të forta.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, kur për motive të dobëta është konfliktuar një grup personash. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar shtetasit A. B., 39 vjeç, E. B., 41 vjeç, vëllezër, si dhe M. B., 46 vjeç, djali i xhaxhait të tyre. Të tre janë banues në Tepelenë.

Të plagosurit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt, dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve.

Policia bëri me dije se, pas përfundimit të veprimeve procedurale, do të japë një njoftim më të detajuar për këtë rast.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...