14.7 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Thyen “Arrestin në shtëpi” dhe udhëtuan nga Tirana në Vlorë për vjedhje, kapen dy persona në flagrancë

Dy persona me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se kanë shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kanë udhëtuar nga Tirana drejt Vlorës për të kryer vjedhje në banesa.

Operacioni policor i koduar “Again” ka çuar në goditjen e veprimtarisë së dyshuar kriminale në fushën e vjedhjeve, ndërsa gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar pajisje të posaçme për hapjen e bravave dhe kasafortave, një automjet dhe dy celularë.

Sipas Policisë së Vlorës, të arrestuarit janë shtetasit A. G., 48 vjeç dhe A. H., 46 vjeç, banues në Tiranë, të dy me precedentë të theksuar penalë për vjedhje.

Dy personat janë kapur në flagrancë në lagjen “Bashkimi” të Vlorës, në momentin që, duke përdorur pajisje të posaçme, po tentonin të hapnin derën e një banese me qëllim grabitjen.

Nga verifikimet e kryera nga autoritetet rezultoi se të dy kishin thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, e cila u ishte caktuar për të njëjtën vepër penale, dhe ishin larguar nga Tirana për të vijuar aktivitetin e dyshuar kriminal në Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje për hapjen e bravave dhe kasafortave, automjeti tip “Mercedes-Benz” që dyshohet se përdorej nga autorët, si dhe dy telefona celularë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...