27 C
Tiranë
Friday, July 31, 2026

Tabaku kundër reformës territoriale: “Po përsëritet filozofia e vitit 2015, interesi elektoral mbi qytetarin”

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar mënyrën se si mazhoranca po trajton reformën e re administrativo-territoriale, duke deklaruar se procesi po ndërtohet mbi të njëjtën filozofi politike që, sipas saj, solli dështimet e reformës së vitit 2015.

Në një deklaratë për mediat, Tabaku, e cila është anëtare e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrative dhe Territoriale, u shpreh se çdo reformë e tillë duhet të ketë në qendër qytetarin, përmirësimin e shërbimeve dhe forcimin e demokracisë vendore, dhe jo interesat elektorale të shumicës.

Sipas saj, procesi aktual po zhvillohet pa një analizë të plotë të rezultateve të reformës së mëparshme, ndërsa mungon një vlerësim mbi funksionimin e bashkive, kapacitetet e tyre financiare, përgjegjësitë institucionale dhe cilësinë e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve.

Tabaku ngriti shqetësimin se propozimi i mazhorancës për reduktimin e numrit të bashkive nuk bazohet në kritere objektive, por në llogari politike.

“Gjatë dëgjesave nuk kam parë asnjë qytetar apo përfaqësues vendor që të ketë kërkuar zvogëlimin e numrit të bashkive”, u shpreh Tabaku, duke shtuar se mazhoranca po rikthen të njëjtën metodologji të ndjekur një dekadë më parë.

Deputetja demokrate solli si shembull zonat e Kasharit, Farkës dhe Dajtit në Tiranë, ku sipas saj zgjerimi administrativ nuk është shoqëruar me rritje të përfaqësimit apo përmirësim të shërbimeve publike, ndërsa shumë komunitete vijojnë të ndihen të lëna pas.

Në përfundim, Tabaku deklaroi se Shqipëria nuk ka nevojë për një ndarje të re administrative të diktuar nga interesat partiake, por për një reformë të mirëfilltë decentralizimi.

Ajo kërkoi që çdo reformë e re të shoqërohet me delegim real kompetencash, qëndrueshmëri financiare për pushtetin vendor dhe një model qeverisjeje ku qytetari të jetë në qendër të vendimmarrjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna në Peshq më 31 korrik, tre shenjat e zodiakut që pritet të përjetojnë...

0
Hëna kalon në shenjën e Peshqve më 31 korrik, duke sjellë, sipas astrologjisë, një ndikim më të qetë, intuitiv dhe optimist. Me mbylljen e...

Greqia zbulon mbi 2 milionë euro të padeklaruara dhe miliona cigare kontrabandë gjatë kontrolleve...

0
Autoriteti i Pavarur i të Ardhurave Publike të Greqisë (AADE) ka publikuar bilancin e kontrolleve doganore për gjysmën e parë të vitit 2026, ku...

Aksident në aksin Fier-Patos, përplasen dy automjete, një drejtues dërgohet në spital

0
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Çesma e Mbyetit”, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve ka...

Italia forcon kontrollet kufitare, mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën pas krizës së...

0
Italia ka ndërmarrë masa të reja kufitare ndaj Spanjës, pas rritjes së shqetësimeve për flukset migratore dhe sigurinë e hapësirës Shengen. Ministria e Brendshme italiane...

Berisha sulmon reformën territoriale: “Banorët e Poliçanit treguan patriotizëm, duhet të frymëzojnë të gjitha...

0
Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar qëndrimin e opozitës për reformën territoriale, duke deklaruar se grupi i punës i opozitës në Kuvend ka përgatitur një...