15.7 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Tre persona rrezikuan jetën në lumin Devoll, zjarrfikësit i shpëtojnë pas rritjes së menjëhershme të ujit: “Ishte një luftë e vërtetë me rrjedhën”

Një operacion i vështirë shpëtimi është zhvilluar mëngjesin e së premtes në lumin Devoll, pranë digës së Moglicës në Gramsh, ku tre persona mbetën të bllokuar pas rritjes së menjëhershme të prurjeve të ujit.

Sipas informacioneve paraprake, tre personat po kalonin lumin me një mjet bujqësor tip “Zetor”, kur pas hapjes së portës së digës niveli i ujit u rrit me shpejtësi, duke i lënë të bllokuar dhe duke rrezikuar jetën e tyre.

Pas marrjes së njoftimit emergjent, drejt vendngjarjes u nis ekipi i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Gramsh, nën drejtimin e komandantit të repartit, Ilir Llapushi.

Në momentin e ndërhyrjes, zjarrfikësit konstatuan se uji dhe dallgët e forta kishin mbuluar pjesërisht mjetin bujqësor, duke e bërë të pamundur lëvizjen e tij.

Duke folur për gazetarin Shkëlzen Hënkoja, komandanti i zjarrfikësve, Ilir Llapushi, e cilësoi operacionin si një ndër më të vështirët.

“Prurjet e ujit ishin shumë të mëdha dhe të shpejta. Ndërhymë me dy automjete të zjarrfikëses dhe, me anë të litarëve, arritëm të futeshim për të nxjerrë tre personat. Ishte vendimtare që mbërritëm shpejt në vendngjarje, por edhe fakti që personat na dërguan një lokacion të saktë. Kjo na ndihmoi jashtëzakonisht shumë. Ishte një luftë e vërtetë me rrjedhën e ujit, pasi dallga ishte e fuqishme dhe uji shumë i turbullt nga rëra që transportonte”, u shpreh Llapushi.

Sipas tij, operacioni i shpëtimit zgjati rreth 30 minuta, ndërsa pas nxjerrjes së personave në siguri, ekipet bënë të mundur edhe tërheqjen e mjetit “Zetor” drejt zonës së sigurt.

“Pasi nxorëm personat në siguri, bëmë të mundur lidhjen e një kavojë me mjetin ‘Zetor’, duke e tërhequr pranë kamionëve të zjarrfikëses deri sa niveli i ujit ra”, deklaroi komandanti i repartit.

Llapushi falënderoi ekipin e gatishmërisë për profesionalizmin e treguar, ndërsa vlerësoi edhe reagimin e personave të rrezikuar, të cilët dërguan koordinatat e sakta të vendndodhjes.

Në fund, ai bëri apel për kujdes maksimal pranë lumenjve dhe zonave ku mund të ketë rritje të papritur të prurjeve të ujit, duke theksuar se dhënia e një lokacioni të saktë në raste emergjente mund të jetë vendimtare për shpëtimin e jetës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...