Është ekstraduar nga Kolumbia drejt Shqipërisë shtetasi kolumbian Saimir Rosales Rodriguez, i dënuar me 14 vite burg pas hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Burime të gazetares Anila Hoxha bëjnë me dije se i shumëkërkuari iu dorëzua autoriteteve shqiptare në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, pas procedurave të ekstradimit.
Rodriguez, i njohur ndryshe me nofkën “Kimisti”, konsiderohet një nga personat e përfshirë në dosjen e Frakullës, një nga operacionet më të rëndësishme antikokainë të zhvilluara në Shqipëri.
Pas finalizimit të operacionit nga autoritetet shqiptare, ai kishte arritur të largohej nga vendi, duke u shpallur më pas në kërkim.
Me ekstradimin e tij, Saimir Rosales Rodriguez do të përballet me drejtësinë shqiptare për veprat penale për të cilat është dënuar.





