20.5 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Shpallet në kërkim ish-polici Uljan Shpataraku, akuzohet se kërcënoi punonjësit e një hoteli në Dhërmi

Policia e Himarës ka shpallur në kërkim policor ish-efektivin Uljan Shpataraku, pas një kallëzimi të bërë nga punonjës të një hoteli në zonën e Dhërmiut.

Sipas pretendimeve të punonjësve të hotelit, pas një debati verbal, Shpataraku i ka kanosur dhe kërcënuar me jetë. Për këtë arsye, ata i janë drejtuar autoriteteve, ndërsa policia ka nisur procedurat për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Uljan Shpataraku ka qenë një nga personat e afërt me ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ndërsa aktualisht nuk është më pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit.

Pak ditë më parë, Shpataraku i është drejtuar gjykatës me kërkesë për rikthimin në detyrë, pas përjashtimit nga organizata e policisë.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për verifikimin e pretendimeve të palëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...