23.5 C
Tiranë
Monday, September 21, 2026

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra të rënda penale

Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në Shqipëri dy shtetas të kërkuar nga drejtësia për vepra të rënda penale.

Nga Kolumbia është ekstraduar shtetasi kolumbian Saimir Rosales Rodriguez, 53 vjeç, i dyshuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal. Ndaj tij, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në vitin 2022.

Rodriguez është dënuar nga Gjykata e Posaçme me 14 vite burg, pasi sipas hetimeve të SPAK dyshohet se kishte rol në përpunimin e një sasie të madhe kokaine në laboratorin e zbuluar në Frakull të Fierit, disa vite më parë.

Sipas hetimeve, shtetasi kolumbian dyshohet se ka shoqëruar një kontejner me lëndë narkotike, i nisur nga porti Buenaventura në Kolumbi, i cili ka kaluar përmes portit të Pireut në Greqi dhe kishte destinacion tranzit Malin e Zi, me synim përfundimtar Shqipërinë.

Ekstradimi i tij u realizua falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Bogotës.

Në kuadër të të njëjtit operacion, nga Italia është ekstraduar edhe shtetasi shqiptar F. T., 38 vjeç, lindur në Bulqizë, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për disa vepra penale.

Ai akuzohet për tentativë vrasjeje me armë zjarri, pasi në vitin 2024, në aksin rrugor Bulqizë–Tiranë, dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj shtetasit A. P., pas një konflikti verbal.

Për këtë ngjarje, Gjykata e Dibrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, F. T. rezulton i proceduar edhe për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe është dënuar më parë për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Policia e Shtetit bëri me dije se operacioni “The Wanted” do të vijojë në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, me qëllim lokalizimin dhe ekstradimin e personave të tjerë të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...