Një aksident rrugor pa pasoja në njerëz është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën e pestë të qytetit të Sarandës.
Një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin e huaj Essah Alhajri, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një automjet të parkuar.
Nga goditja, mjeti i parkuar është spostuar dhe ka përplasur një tjetër automjet.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjete, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Pas ngjarjes, drejtuesit të “Volkswagen”-it i është kryer testi i alkoolit, i cili ka rezultuar negativ.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





