Këngëtari Blero u përfshi në një sfidë televizive gjatë emisionit “Prime Verë”, ku testoi reagimin e bashkëshortes së tij, Eronitës, duke i thënë se kishte marrë një ofertë për t’u bërë pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”.
Gjatë një telefonate, Blero i tregoi Eronitës se ishte në dilemë nëse duhej ta pranonte ofertën dhe i kërkoi mendimin e saj.
Pa e ditur se gjithçka ishte pjesë e një “prank”-u televiziv, Eronita iu përgjigj qetësisht:
“Nëse ti mundesh me nejt pa bebin, ti shko, kqyre vet.”
Blero vazhdoi ta mbante seriozitetin, duke i thënë se do ta mendonte edhe një herë vendimin.
Por kur Eronita kuptoi se gjithçka ishte pjesë e sfidës televizive, reagoi me humor duke i dërguar Bleros mesazhin:
“Shihemi te shpija.”
Blero nuk e përjashton rikthimin në Big Brother
Gjatë emisionit, Blero foli edhe për mundësinë e një rikthimi real në formatet “Big Brother”.
Këngëtari pranoi se në këtë fazë të jetës do ta kishte të vështirë të rikthehej në një reality show, por nuk e përjashtoi plotësisht mundësinë.
“Kurrë mos thuaj kurrë”, u shpreh Blero, duke lënë të hapur mundësinë që një ofertë e përshtatshme ta bëjë të ndryshojë mendje.





