Një situatë e tensionuar ka përfshirë çiftin Klodi dhe Elijona, pas akuzave publike për tradhti që kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Menaxheri i Elijonës, Blerimi, ka reaguar pas deklaratave të Labinot Rexhës, i cili akuzoi Klodin se ka tradhtuar partneren e tij me një mashkull.
Në një postim në rrjetet sociale, Blerimi ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë pikërisht për një tradhti të tillë, duke shkruar:
“I thot vetit mashkull e me mashkull e tradhton femnen?”
Deklarata ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ndërsa deri tani nuk është bërë publike ndonjë provë konkrete që të mbështesë akuzat. As Klodi nuk ka dhënë një reagim publik lidhur me pretendimet.
Situata është bërë edhe më e komentuar pas një tjetër deklarate të Labinot Rexhës, i cili ka përmendur edhe emrin e Londrim Mekajt, duke paralajmëruar se mund të ketë të tjera detaje që do të bëhen publike.
Megjithatë, deri më tani nuk është konfirmuar nëse Londrimi është personi për të cilin janë bërë akuzat.
Për rrjedhojë, pretendimet mbeten të pakonfirmuara, ndërsa vëmendja e publikut është përqendruar te reagimi i Klodit dhe zhvillimet e mëtejshme mes palëve.





