14.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Ambasada amerikane në Tiranë thirrje Rusisë që të lirojë nga burgu udhëheqësin e opozitës, Alexey Navalny

Ambasada amerikane në Tiranë i ka bërë thirrje Rusisë që të lirojë nga burgu udhëheqësin e opozitës, Alexey Navalny.

Ambasada publikon një video-mesazh në “Facebook”, ku kujton helmimin e Navalnyt një vit më parë, shërimin e tij në Gjermani dhe kthimin e tij në Rusi, ku u arrestua dhe po mbahet në burg prej 200 ditëve.

“Një vit më parë, udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny u helmua në vendlindjen e tij me një agjent nervor kimik. Pas shërimit të tij në Gjermani, ai u tregua i guximshëm dhe u kthye në Rusi. Atje u arrestua menjëherë dhe tashmë ka kaluar më shumë se 200 ditë pas hekurave. Ne i bëjmë thirrje qeverisë ruse të lirojë menjëherë Alexey Navalny, si dhe të gjithë ata që mbahen padrejtësisht. Populli rus ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e tij në mënyrë paqësore pa pasur frikë nga çdo lloj ndëshkimi”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Alexei Navalny  është një udhëheqës i opozitës ruse, avokat dhe aktivist kundër korrupsionit. Ai doli në pah ndërkombëtarisht duke organizuar demonstrata antiqeveritare dhe kundër Presidentit Vladimir Putin dhe qeverisë së tij.

Navalny është përshkruar nga The Wall Street Journal si “njeriu që Vladimir Putin ka më shumë frikë”

Ai është drejtuesi i partisë ‘Rusia e së Ardhmes’ dhe themeluesi i Fondacionit Kundër Korrupsionit.

Ai u helmua në vendlindjen e tij me një agjent nervor kimik. Pas shërimit në Gjermani, opozitari u rikthye sërish në Rusi. Atje u arrestua menjëherë dhe vazhdon te jete ne qeli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...