34.8 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Publikohet emri i shqiptarit që i dha fund jetës në burgun e Spanjës

Është bërë publik emri i shqiptarit që dy ditë më parë i dha fund jetës në një burg të Spanjës. Bëhet fjalë për Jurgen Ramën, me origjinë nga Burreli, i cili ndodhej në burgun Lleida Ponent, në Katalonjë.

Sipas raportimeve nga të burgosur shqiptarë në këtë institucion, Jurgen Rama kishte kaluar një periudhë të vështirë psikologjike gjatë kohës që ndodhej në burg.

Mësohet se ai kishte humbur vëllain në një aksident, ndërsa vetë ndodhej pas hekurave dhe ishte në pritje të lirimit. Sipas të burgosurve, zvarritjet e proceseve gjyqësore në Spanjë kishin ndikuar më tej në gjendjen e tij psikologjike.

Raportohet gjithashtu se Rama kishte tentuar t’i jepte fund jetës edhe më 16 gusht, por ishte shpëtuar në kohë nga disa shqiptarë me të cilët ndante qelinë.

Dy ditë më vonë, ai humbi jetën në burgun Lleida Ponent. Autoritetet spanjolle vijojnë hetimet për rrethanat e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...

“Ishte si një motër për mua”/ Dhimbje për 26-vjeçaren italiane që humbi jetën në...

0
Është kryer në Tiranë autopsia e trupit të Sara Brugnatellit, 26-vjeçares italiane nga Zocco, një lagje e Erbuscos, e cila humbi jetën në një...