25.5 C
Tiranë
Sunday, August 23, 2026

Theu “Arrestin në shtëpi” dhe grabiti 5 biznese, 23-vjeçari vihet në pranga/ Dy operacione në Tiranë, arrestohet edhe autori i vjedhjes së varëseve

Policia e Tiranës ka finalizuar në 24 orët e fundit dy operacione të koduara “HIJA” dhe “REACTION”, duke zbardhur gjashtë raste vjedhjesh dhe duke vënë në pranga dy persona.

Në kuadër të operacionit “HIJA”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K. M., 23 vjeç, i cili dyshohet se gjatë periudhës 14 deri më 22 gusht 2026 ka kryer vjedhje në pesë biznese në Tiranë.

Sipas Policisë, 23-vjeçari ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale, por dyshohet se ka dalë nga banesa dhe ka vijuar vjedhjet.

Gjatë kapjes së tij, në sheshin “Skënderbej”, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan edhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Pamjet e kamerave të sigurisë nga një prej bizneseve të goditura tregojnë të riun të maskuar, teksa dyshohet se hap kasat, merr para dhe produkte dhe largohet përmes hapësirave të ngushta të dyerve.

Ndërkohë, në kuadër të operacionit “REACTION”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Sh. J., 31 vjeç.

Ai dyshohet se ka vjedhur me dhunë dy varëse një shtetaseje në rrugën e “Saraçëve”. Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy varëset, të cilat do të përdoren si prova materiale.

Në njoftimin zyrtar, Policia bëri me dije:

“Tiranë/Finalizohen në 24 orët e fundit, dy operacione për zbardhjen e rasteve të vjedhjes.”

Sipas uniformave blu, materialet procedurale për të dyja rastet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rasteve dhe përgjegjësisë penale të personave të arrestuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...