35.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

Mbi 5 kg drogë në Tiranë, arrestohen dy të dyshuarit: 3 kg kokainë dhe 2 kg heroinë në duart e Antidrogës

Mbi 5 kilogramë lëndë narkotike, mes tyre rreth 3 kilogramë kokainë dhe 2 kilogramë heroinë, janë sekuestruar në kuadër të një operacioni antidrogë të zhvilluar në Tiranë.

Në pranga kanë përfunduar Mirland Herri dhe Luftim Hoxha, të dyshuar nga autoritetet si furnizues të rëndësishëm të drogave të forta për shpërndarësit në zonën e Kamzës.

Sipas burimeve, hetimi ndaj dy të arrestuarve kishte nisur rreth dy muaj më parë nga strukturat e Antidrogës së Tiranës, pas informacioneve për aktivitetin e tyre të dyshuar kriminal.

Hetuesit dyshojnë se droga ishte siguruar në zonën e Institutit. Në ditën e finalizimit të operacionit, Policia kishte informacion se dy personat do ta transportonin lëndën narkotike drejt Durrësit, me qëllim shpërndarjen e saj në doza më të vogla.

Por hetimet nuk janë mbyllur me arrestimin e dy personave. Burime bëjnë me dije se Policia e Tiranës po verifikon edhe aktivitetin e një tjetër grupi kriminal në zonën e Sukthit, i cili dyshohet se kishte lidhje dhe bashkëpunonte me të arrestuarit.

Operacioni konsiderohet pjesë e një serie aksionesh të ndërmarra nga strukturat e Antidrogës kundër rrjeteve të furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në muajin qershor, në kuadër të një tjetër operacioni, Policia kishte sekuestruar 2 kilogramë kokainë dhe 1 kilogram heroinë, duke goditur persona të dyshuar si furnizues të rëndësishëm të tregut të drogës.

Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë rrjetin e furnizimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...