35.5 C
Tiranë
Monday, August 24, 2026

“Putini shpreson që jemi të lodhur”, Zelensky mesazh të fortë në 35-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës

Ukraina shënon sot 35-vjetorin e rivendosjes së pavarësisë, ndërsa Kievi ka pritur një sërë liderësh evropianë, të cilët kanë mbërritur në kryeqytetin ukrainas për të marrë pjesë në ceremonitë e përvjetorit.

Në Kiev kanë mbërritur Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, kryeministri i Luksemburgut, Luc Frieden, presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, dhe presidenti i Estonisë, Alar Karis. Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha, i cili publikoi edhe pamje nga mbërritja e delegacioneve në stacionin hekurudhor të Kievit.

Vizita e liderëve evropianë zhvillohet në një periudhë të tensionuar për Ukrainën, ndërsa lufta me Rusinë vijon dhe sulmet ruse ndaj territorit ukrainas janë intensifikuar.

Në të njëjtën ditë, Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë shtesë prej 6.1 miliardë eurosh për forcimin e mbrojtjes së Ukrainës. Fondet do të përdoren për furnizimin me sisteme të mbrojtjes ajrore, raketa, municione dhe radarë.

Sipas BE-së, kjo shumë i shtohet rreth 16 miliardë eurove të ndihmës ushtarake të miratuar më herët për Ukrainën, nga të cilat 8.35 miliardë euro janë disbursuar tashmë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Evropa do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën përballë intensifikimit të sulmeve ruse.

Zelensky: “Putini shpreson që jemi të lodhur”

Në mesazhet e tij për përvjetorin e pavarësisë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përdorur një ton të ashpër ndaj homologut rus, Vladimir Putin.

“Putini shpreson që jemi të lodhur. E dimë që ai është i vdekshëm”, deklaroi Zelensky, duke argumentuar se udhëheqësi rus nuk e ka kuptuar kurrë Ukrainën dhe popullin e saj.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt Putinit, Zelensky tha se Rusia synonte të merrte të gjithë Ukrainën, por sipas tij, Moska ka paguar një çmim të rëndë gjatë luftës, duke humbur kapacitete ekonomike dhe ushtarake.

Presidenti ukrainas deklaroi gjithashtu se Moska kishte synuar ta fshinte Ukrainën nga harta, ndërsa sot, sipas tij, Rusia po humbet ndikimin në rendin ndërkombëtar.

Në ditën e 35-vjetorit të pavarësisë, Ukraina synon të përcjellë një mesazh uniteti dhe qëndrueshmërie. Prania e liderëve evropianë në Kiev dhe paketa e re e ndihmës së BE-së nënvizojnë mbështetjen politike dhe ushtarake të Evropës për Ukrainën, në kushtet e luftës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...