Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete.
Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra pas tjetrës. Si pasojë e aksidentit, një person ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale.
I plagosuri është transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Pas trajtimit, ai është larguar nga spitali.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë dhe shërbimet e qarkullimit rrugor, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.





