27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Tragjedia që tronditi familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr: dy binjakë 11-vjeçarë dhe një 2-vjeçar

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia që goditi familjen shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët mëngjesin e 26 gushtit.

Mediat amerikane raportojnë se viktimat janë dy binjakë 11-vjeçarë dhe një fëmijë vetëm 2 vjeç. Prindërit dhe dy fëmijë të tjerë të familjes, një foshnjë 2-muajshe dhe një 9-vjeçar, i mbijetuan zjarrit, por janë shtruar në spital në gjendje kritike.

Familja Manati është me origjinë nga Lushnja. Pas tragjedisë, të afërmit dhe komuniteti janë mobilizuar për t’i ardhur në ndihmë familjes, e cila brenda pak minutash humbi tre fëmijët, shtëpinë dhe gjithçka kishte brenda saj.

Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit

Zjarri shpërtheu në orët e para të së mërkurës në Windergate Drive, pranë Old St. Augustine Road, në zonën Mandarin të Jacksonville.

Alarmi për zjarrin u dha rreth orës 05:13, ndërsa zjarrfikësit mbërritën vetëm katër minuta më vonë.

Ekipet e emergjencës gjetën flakë të mëdha në katin e parë dhe tym të dendur në katin e dytë. Sipas autoriteteve, dy të rritur dhe dy fëmijë kishin arritur të dilnin nga banesa përpara mbërritjes së zjarrfikësve.

Një dëshmitar ka treguar se një foshnjë dhe një i rritur u hodhën nga dritarja e katit të dytë dhe u pritën poshtë nga persona që ndodheshin në zonë.

Por brenda banesës kishin mbetur edhe tre fëmijë.

Gjatë kërkimeve, zjarrfikësit i gjetën tre fëmijët pa shenja jete. Flakët u vunë nën kontroll rreth orës 05:38.

Zjarri shkatërroi plotësisht shtëpinë e familjes Manati dhe dëmtoi edhe dy banesa të tjera.

Ndërkohë, Kryqi i Kuq Amerikan është angazhuar për të ndihmuar familjen Manati dhe banorët e tjerë që u detyruan të largoheshin nga banesat e tyre pas zjarrit.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkakun e shpërthimit të zjarrit dhe rrethanat e plota të tragjedisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Fotot e Ergys Agasit nga makina e Policisë bëhen virale, AMP nis hetim administrativ:...

0
Pas arrestimit të Ergys Agasit, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen e lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë...

“Shumë siguri dhe qetësi për prindërit”, Lamallari prezanton kamerat me AI në shkolla

0
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka vizituar ditën e sotme gjimnazin “Qemal Stafa”, një prej institucioneve arsimore ku ka nisur zbatimi i...

Sulm kibernetik në 3 aeroporte britanike, ekspozohen të dhënat e 8.7 milionë pasagjerëve

0
Një sulm kibernetik ka goditur tre aeroporte kryesore në Britaninë e Madhe, duke ekspozuar të dhënat personale të rreth 8.7 milionë pasagjerëve. Sulmi ka prekur...

“Oriz” nga Pakistani, por brenda fshihej Crystal Meth! Sekuestrohen 1.5 tonë metamfetaminë në portin...

0
Një operacion i përbashkët i policisë dhe doganës në portin e Hamburgut ka çuar në sekuestrimin e rreth 1.5 tonë metamfetaminë, në një prej...

Sulm me thikë në një shkollë në Gjermani, 2 të vdekur! Arrestohet 19-vjeçari, njëri...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur një shkollë private në Gosen-Neu Zittau, në Brandenburg të Gjermanisë, ku dy persona kanë humbur jetën pas një...