Korado Gështenja, i kërkuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për përfshirje në grupin kriminal që dyshohet se rrëmbeu dhe zhduku Jan Prengën, është arrestuar në Londër të Britanisë së Madhe.
Sipas informacioneve, Gështenja përdorte identitet të rremë në Angli, ndërsa pas arrestimit pritet të ndiqen procedurat ligjore mes dy vendeve për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Gështenja kërkohej nga drejtësia shqiptare për pjesëmarrje në grupin kriminal që dyshohet se ka kryer rrëmbimin e Jan Prengës dhe më pas ka zhdukur trupin e tij.
Arrestimi në Londër përbën një zhvillim të ri në këtë dosje, ndërsa autoritetet shqiptare dhe britanike pritet të vijojnë procedurat për kthimin e tij në Shqipëri, ku do të përballet me akuzat e ngritura nga SPAK.





