34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

“Ky proces është një absurd më vete”, analisti Dardan Krasniqi: Më 16 shtator presim lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Më 16 shtator pritet që Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të shpallin vendimin për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rreth gjashtë vite pas nisjes së procesit gjyqësor.

Lidhur me këtë proces ka reaguar analisti Dardan Krasniqi, i cili, gjatë një interviste televizive, e cilësoi gjykimin ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së si një “abuzim në emër të drejtësisë”.

Krasniqi deklaroi se akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale janë, sipas tij, të pabazuara dhe absurde. Ai u shpreh se pritshmëria e qytetarëve të Kosovës për 16 shtatorin është kthimi i ish-krerëve të UÇK-së në vendin e tyre.

“Ky proces është një absurd më vete. Ky është një abuzim në emër të drejtësisë. Procesi i ngritur mbi argumente qesharake.

Ne nuk mund të presim asgjë, përveç lirimit të tyre. Akuzat janë qesharake, pa asnjë kuptim dhe pa asnjë domethënie. Presim 16 shtatorin, që ata burra që sot janë atje dhe që janë emblemë e UÇK, të kthejnë në vendin e tyre”, tha ai.

Analisti kritikoi gjithashtu institucionet e Kosovës, duke pretenduar se ato nuk kanë treguar gatishmërinë e duhur për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së dhe për të mbrojtur atë që ai i konsideron si vlera të përfaqësuara prej tyre.

“Mekanizmat institucionalë nuk e kanë treguar gatishmërinë më të mirë, nuk kanë dhënë ndonjë sinjal të veçantë në mbrojtje të vlerave që përfaqësojnë kjo katërshe në dhomat e specializuara në Hagë”, tha Krasniqi.

Vendimi i pritshëm më 16 shtator pritet të jetë një nga momentet më të rëndësishme të këtij procesi gjyqësor, ndërsa deklaratat publike në Kosovë vijojnë të ndahen mes mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së dhe qëndrimeve në favor të procesit gjyqësor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...