34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Sulm me thikë në një shkollë në Gjermani, 2 të vdekur! Arrestohet 19-vjeçari, njëri viktimë tentoi të ndalonte autorin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një shkollë private në Gosen-Neu Zittau, në Brandenburg të Gjermanisë, ku dy persona kanë humbur jetën pas një sulmi me thikë. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa, autori i dyshuar është arrestuar nga Policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45, në kampusin e shkollës private Docemus. Pas disa telefonatave emergjente, në zonë është zhvilluar një operacion i gjerë policor.

Viktimat janë një nxënëse 18-vjeçare e shkollës së mesme dhe një burrë 30-vjeçar. Sipas raportimeve të mediave gjermane, 30-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën pasi ka tentuar të ndalojë autorin.

I dyshuari është një 19-vjeçar, i cili dyshohet se ishte ish-partneri i 18-vjeçares. Ende nuk është bërë e qartë nëse i riu ishte aktualisht nxënës i kësaj shkolle apo kishte studiuar aty më parë.

Sipas të dhënave paraprake, sulmi është kryer me thikë. Ndërkohë, autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur nëse ka persona të tjerë të plagosur.

Në vendngjarje janë angazhuar forca të shumta policie, zjarrfikës dhe ekipe të emergjencës. Gjithashtu janë kërkuar edhe dy helikopterë shpëtimi.

Policia ka deklaruar se po siguron vendngjarjen dhe se, bazuar në informacionet aktuale, nuk besohet se ekziston më rrezik për nxënësit apo personat e tjerë që ndodhen brenda shkollës.

Hetimet vijojnë për të zbardhur motivin e sulmit dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...