Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Audi” ka përplasur të miturin, i cili po lëvizte me një minipatinë. Përplasja ka qenë e fortë dhe, pavarësisht transportimit me urgjencë drejt spitalit, 12-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Pas përplasjes, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në kanal.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të dokumentuar dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.
Drejtuesi i “Audit” është shoqëruar nga Policia, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.





