27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Grida Duma rrëzon zërat për postin e zv.kryeministres: “Ma kanë caktuar pazarin, ma kanë gjetur sponsorin”

Grida Duma ka reaguar pas zërave të publikuar ditët e fundit në disa portale, sipas të cilave ajo mund të emërohej zëvendëskryeministre në qeverinë e Edi Ramës.

Përmes një deklarate në Instagram, Duma ka mohuar kategorikisht këto raportime, duke ironizuar aludimet për një rikthim të saj në politikën aktive dhe për marrjen e një posti në qeveri.

“Ka ca ditë që më përflitet emri se do jem pjesë e qeverisë Rama. Ma kanë caktuar pazarin, ma kanë gjetur sponsorin, ma kanë përcaktuar pozicionimin. Jam argëtuar në fillim, e lashë të rridhte. Është një ushtrim durimi”, shprehet Duma.

Ajo tregon se vendosi të reagojë pasi, sipas saj, thashethemet nisën të merrnin përmasa më të mëdha.

“Duhet të reagoj atëherë kur lukunia e thashethemeve, në fakt, nuk i jep shans dikujt që duhet të mbajë ngrehur sistemin që duhet reformuar i gjithi, sipas meje. Flini të qetë, nuk kam ndërmend t’i marr vendin askujt, sepse po të doja t’i merrja vendin dikujt tani, në këto momente politike, do të ishte keq për Shqipërinë”, deklaron ajo.

“Nuk pres ftesa, nëse hyj në politikë do hyj nga porta ime”

Duma është ndalur edhe te mundësia e një rikthimi të saj në politikë, duke theksuar se një vendim i tillë do të ishte i saji dhe jo rezultat i ndonjë ftese.

“Nuk më thërret mua njeri në politikë, nuk pres ftesa nga të tjerët. Nëse ndonjë ditë do kem vendimmarrjen time për të hyrë në politikë, do hyj nga porta ime, nuk do i bie portës së askujt, nuk pres ftesa. Vendimi im për të hyrë në politikë do jetë nëse do kem diçka për t’i ofruar Shqipërisë”, thotë ajo.

Duma ka komentuar edhe zhvillimet e fundit politike, duke vënë në dukje se ndërsa politika fokusohet te postet, qytetarët janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre në vend.

“Ka ditë që takohen në Pogradec, Tiranë, ministra, drejtues, deputetë. Mendoj se të gjithë shqiptarët e kanë mendjen te porta e tyre, nëse do dalë tym i bardhë në këtë realitet qeverisjeje me re të zeza, dhe besojnë gabim që shqetësimi shqiptar është ky. Ndërsa këta shqetësohen për postin e karriges së tyre, shqiptarët e kanë një shqetësim të madh: kanë apo jo ende vend në Shqipëri”, shprehet Duma.

Sipas saj, problemet e Shqipërisë nuk mund të zgjidhen nga një individ i vetëm, pavarësisht pozitës apo rolit të tij politik.

“Ka një besë të madhe për t’u lidhur, në fakt, një besë e njerëzillëkut shqiptar për të folur për çështjet e mëdha të zhvillimit, të cilat nuk lidhen më me njëshin, cili do qoftë ai. Individi, mrekulli e Zotit qoftë ai individ, nuk e bën dot më i vetëm ndryshimin në këtë situatë. Duhet shumë më tepër sesa një individ për të sjellë atë që shqiptarët presin në këto ditë rebelimi, që nuk pranojnë situatën në të cilën është Shqipëria, e cila është krejt jashtë mundësive për ata shqiptarë që e njohin çfarë është Perëndimi”, deklaron ajo.

Në përfundim, Duma ka përcjellë një mesazh për politikën shqiptare, duke theksuar se fokusi nuk duhet të jetë te emrat që mund të marrin poste, por te problemet që shqetësojnë qytetarët.

“Ajo që duhet t’i mbajë zgjuar politikanët shqiptarë nuk është një emër që vjen nga jashtë. Ajo që duhet t’i mbajë zgjuar politikanët shqiptarë është arsyeja se përse shqiptarët bëjnë akoma pyetjen: ‘A kanë vend në Shqipëri?’, dhe jo emri im”, përfundon Grida Duma.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...