34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe të shkojmë t’u bëjmë përshëndetjen e radhës”

Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh kanë protestuar duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe hapjen e rrugës për krijimin e një qeverie tranzitore.

Protestuesit pritet të zhvendosen gjithashtu para selisë së Partisë Socialiste, ku në orën 17:30 është parashikuar një mbledhje e ministrave dhe drejtuesve të qarqeve me kryeministrin Edi Rama.

Në protestën e një dite më parë, aktivistja Arvina Lleshi u bëri thirrje qytetarëve që të mblidhen përpara selisë së PS-së.

“Të marrin vezë me vete dhe të shkojmë t’u bëjmë përshëndetjen e radhës, duke iu thënë: ‘Nuk na përfaqësoni, nuk na përfaqësoni, nuk na përfaqësoni’. Mos harroni, nesër te selia e PS-së”, tha Lleshi.

Në protestën e zhvilluar dje para Kryeministrisë, qytetarët përsëritën kërkesat e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e saj dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Mes kërkesave të protestuesve është edhe arrestimi i kryeministrit Edi Rama, Sali Berishës dhe Belinda Ballukut. Protesta e sotme pritet të zhvillohet në të njëjtën linjë, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...

Grida Duma rrëzon zërat për postin e zv.kryeministres: “Ma kanë caktuar pazarin, ma kanë...

0
Grida Duma ka reaguar pas zërave të publikuar ditët e fundit në disa portale, sipas të cilave ajo mund të emërohej zëvendëskryeministre në qeverinë...