25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Zjarret përhapen në Shkopet, flakët drejt vargmalit të Skënderbeut – situata kritike edhe në Dibër e Bulqizë

Zjarri që ka përfshirë masivin pyjor me dushqe në fshatin Madhesh të Shkopetit është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, pavarësisht ndërhyrjes së forcave nga toka dhe ajri.

Vatra e zjarrit, e cila u përball me ndërhyrje edhe gjatë ditës së djeshme, është zgjeruar duke përfshirë edhe zonat e Trodhënit dhe Lundrës, ndërsa flakët po avancojnë në drejtim të vargmalit të Skënderbeut.

Situata mbetet kritike për shkak të terrenit tepër të thyer, mungesës së rrugëve për aksesin e mjeteve zjarrfikëse dhe erës së fortë, që favorizon përhapjen e flakëve.

Ndërkohë, vatra aktive raportohen edhe në Sllatinë të Dibrës, Vajkal dhe Qafë Helmes të Bulqizës.

Forcat në terren vijojnë operacionin tokësor për izolimin dhe vënien nën kontroll të zjarreve, ndërsa kushtet e vështira të terrenit dhe moti po e komplikojnë ndërhyrjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...