21 C
Tiranë
Wednesday, September 16, 2026

41 kg kokainë në kontejnerin me mish pule, goditet trafiku nga Brazili në Portin e Durrësit: Vlera 2 mln euro

Një sasi e konsiderueshme kokaine është sekuestruar në Portin e Durrësit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Anchor 3”.

Policia ka sekuestruar 41 kilogramë e 350 gramë kokainë, me një vlerë tregu që përllogaritet rreth 2 milionë euro.

Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit të imtësishëm të një kontejneri me origjinë nga Brazili, i cili, sipas dokumentacionit shoqërues, transportonte mish pule.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në kapakët e jashtëm të kontejnerit 37 paketime me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Operacioni është zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës dhe strukturat doganore të Portit të Durrësit.

Brenda një muaji, 3 raste në Portin e Durrësit

Sipas Policisë, ky është rasti i tretë i tentativës për futjen e lëndëve narkotike në Shqipëri përmes Portit të Durrësit brenda një muaji.

Strukturat hetimore vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, përcaktimin e origjinës dhe destinacionit të kokainës, si dhe identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

“Port, Durrës/ Goditet një rast i trafikimit të kokainës nga Brazili drejt Shqipërisë.

Brenda një muaji goditen 3 raste të tentativës për të futur lëndë narkotike në Shqipëri, nëpërmjet Portit të Durrësit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Anchor 3’, sekuestrohen 41 kg e 350 gramë kokainë, me vlerë tregu rreth 2 milionë euro.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“U largua nga kampi dhe nuk u kthye”, 32-vjeçari nga Shkupi zhduket në Liqenin...

0
Një 32-vjeçar nga Shkupi është zhdukur në ujërat e Liqenit të Ohrit, ndërsa policia, ekipet e zhytjes dhe shpëtimtarët malorë kanë nisur kërkimet për...

17.5 kg marihuanë, kokainë dhe Crystal Meth, arrestohen shqiptari dhe austriaku në Vjenë

0
Një 37-vjeçar shqiptar dhe një 32-vjeçar austriak janë arrestuar në Vjenë, pasi dyshohen për përfshirje në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Sipas raportimeve të mediave të...

“Sa sulm i ulët kundër Jozit!”, G Bani ndryshon qëndrim për incidentin me Gjestin:...

0
G Bani është rikthyer te një prej episodeve më të komentuara të “Big Brother VIP Albania 4”, duke ndryshuar qëndrimin që kishte mbajtur në...

Horoskopi ditor, e Martë, 15 Shtator 2026

0
♈ Dashi Energjia nuk do t’ju mungojë, por kujdes me nxitimin. Në dashuri, një bisedë e hapur mund të zgjidhë një çështje të mbetur pezull....

Parashikimi I motit, e Martë, 15 Shtator 2026

0
E marta, 15 shtator, do të sjellë kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vend. Moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, me...