24.5 C
Tiranë
Tuesday, September 15, 2026

“Partnerja vuan nga depresioni”, shqiptari shpëton burgun në Britani pavarësisht dënimit për trafik droge

Një 27-vjeçar shqiptar, i dënuar për furnizim me kokainë dhe përdorim të një dokumenti me identitet të rremë, ka shmangur vuajtjen e dënimit në burg në Britani, pasi gjykata mori në konsideratë gjendjen shëndetësore të partneres së tij dhe rrethanat familjare.

Bëhet fjalë për Urim Morinën, i cili u deklarua fajtor për furnizim me kokainë përmes një bande kontrabandiste, si dhe për posedim të një dokumenti udhëtimi me emër të rremë.

Morina kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar duke përdorur dokumente me identitet tjetër. Sipas mbrojtjes, ai ishte dërguar nga babai i tij në Britani “me shpresën për të gjetur një jetë më të mirë për veten e tij”.

Gjykatësi James Bromige e dënoi me dy vjet e katër muaj burgim, të pezulluar për tre vjet. Vendimi do të thotë se Morina nuk do të vuajë aktualisht dënimin pas hekurave, nëse respekton kushtet e vendosura nga gjykata.

Partnerja me depresion dhe dhimbje kronike

Në vendimin e tij, gjykatësi Bromige mori në konsideratë faktin se partnerja e Morinës vuante nga depresioni dhe dhimbjet kronike.

Gjykata pranoi se 27-vjeçari kujdesej për familjen, duke gatuar dhe pastruar në shtëpi, ndërsa gjithashtu e shoqëronte partneren në vizitat mjekësore.

Morina u arrestua pasi policia bastisi banesën e tij në muajin mars, në kuadër të një hetimi për një bandë droge. Edhe pse në banesë nuk u gjet kokainë, policia sekuestroi një telefon celular që ai përdorte.

Nga të dhënat e telefonit, hetuesit konstatuan se Morina kishte qenë i përfshirë në furnizimin me kokainë për një periudhë prej rreth 18 muajsh.

Në banesë u gjetën gjithashtu rreth 700 paund, si dhe një certifikatë udhëtimi që i përkiste një personi me një emër tjetër.

“Nuk ka kryer asnjë vepër penale deri në këtë kohë”

Gjatë seancës, avokati Mahesh Karu kërkoi që gjykata të merrte parasysh të kaluarën e pastër të klientit të tij.

“Ai nuk ka kryer asnjë vepër penale deri në këtë kohë. Ai ka marrë BTEC dhe GCSE dhe kualifikime të ndryshme profesionale dhe është përpjekur të bëjë më të mirën që mundet”, deklaroi Karu.

Gjykatësi Bromige tha se, përveç hyrjes ilegale në Britani, Morina kishte bërë një jetë që “i bindej ligjit”, ndërsa shtoi se “etika e tij e fortë e punës është e dukshme”.

Në vend të vuajtjes së dënimit në burg, shqiptari është urdhëruar të kryejë 175 orë punë të papaguar dhe të marrë pjesë në 25 ditë programe rehabilitimi.

Vendimi vjen në një kohë kur kapacitetet e burgjeve britanike janë nën presion të madh, ndërsa rasti ka tërhequr vëmendje për mënyrën se si rrethanat familjare dhe personale u morën në konsideratë nga gjykata.

Ministria britanike e Drejtësisë reagoi duke theksuar se vendimet për dënimet u takojnë gjyqtarëve të pavarur.

“Vendimet për dënimet merren nga gjyqtarë të pavarur, por mesazhi ynë është i qartë – burgu do të mbetet gjithmonë vendi për shkelësit e rrezikshëm.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Big Brother VIP Kosova 5” nis më herët? Zbulohet ndryshimi i madh në moderim...

0
Përgatitjet për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” duket se kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa detaje të reja po qarkullojnë për...

“Duhet të tregojmë se nuk kemi frikë”, Kallas reagon pas sulmit rus ndaj trenit...

0
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, deklaroi se sulmi rus me dron ndaj një treni pasagjerësh...

“Claude” në duart e shteteve dhe grupeve, Anthropic ngre alarmin: AI po përdoret për...

0
Inteligjenca artificiale Claude, e zhvilluar nga kompania amerikane Anthropic, po përdoret ose po tentohet të përdoret nga shtete dhe grupe të ndryshme për qëllime...

Ndahet nga jeta nënkolonel Alfons Qorllari, ministri Nufi: “Oficer karriere, pedagog dhe profesionist i...

0
Është ndarë nga jeta Nënkolonel Alfons Qorllari, oficer karriere, pedagog dhe profesionist i Forcave të Armatosura. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes,...

Aksident tragjik në Bradashesh, 18-vjeçari përplas 69-vjeçarin me Audi: Viktima humb jetën rrugës për...

0
Një aksident tragjik është regjistruar në aksin rrugor Elbasan–Peqin, në fshatin Bradashesh, ku një 69-vjeçar që lëvizte me biçikletë është përplasur nga një automjet. Sipas...