29.7 C
Tiranë
Thursday, September 17, 2026

“Duhet të gjesh gjilpërën në kashtë”, Kryemadhi kundërshton analizën financiare në dosjen ndaj saj dhe Metës

Monika Kryemadhi ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas saj, është kryer analiza financiare në dosjen ndaj saj dhe Ilir Metës, duke vënë në pikëpyetje përdorimin e të dhënave të OPGJ-së në vend të dokumenteve dhe transaksioneve bankare.

Kryemadhi tha se një ekspert financiar duhet të mbështetet te dokumentet bankare, transaksionet, të ardhurat dhe shpenzimet për të ndërtuar analizën financiare dhe jo të argumentojë akuzën duke iu referuar konstatimeve të OPGJ-së.

Ajo u ndal edhe te volumi i madh i materialeve në dosje, duke deklaruar se bëhet fjalë për qindra mijëra faqe me llogari bankare të kompanive dhe individëve të ndryshëm.

Sipas Kryemadhit, në dosje përfshihen të dhëna financiare që lidhen me prona në Qerret, Bllok dhe Kodër të Diellit, si dhe llogari të familjarëve dhe kompanive.

Kryemadhi pretendoi gjithashtu se në dosje ka raste ku konstatimet e analizës financiare, sipas saj, bien ndesh me dokumentet e Drejtorisë së Tatimeve.

Ajo solli si shembull pretendimin se në analizën financiare është pasqyruar se nuk kishte paguar tatimin në burim, ndërsa deklaroi se disponon një shkresë të Tatimeve që, sipas saj, konfirmon pagesën e detyrimeve.

“Ti këtë gjë në 180 mijë faqe, ti duhet të gjesh një shkresë. Pra do kërkosh gjilpërën në kashtë”, u shpreh Kryemadhi, duke argumentuar vështirësinë që, sipas saj, paraqet gjetja e dokumenteve konkrete brenda dosjes.

Ajo shtoi se gjatë procesit gjyqësor do t’i duhet t’i paraqesë gjykatës dokumentet origjinale dhe të kërkojë që ato të pranohen si prova.

Këto janë pretendime të Kryemadhit lidhur me mënyrën e hartimit të analizës financiare, ndërsa vlerësimi i provave dhe dokumenteve i takon gjykatës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të plagosur me thikë në Sarandë, tre persona dërgohen në spital: Konflikti dyshohet për...

0
Tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë, pas një konflikti të ndodhur në një subjekt tregtar pranë...

“Video dhe foto intime zbuluan abuzimin”, arrestohen 29-vjeçari dhe tezja e 12-vjeçares në Tiranë

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Tiranë, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një i afërm i saj dhe tezja. Policia...

Celularë në burgje, kontrollet në Peqin dhe Fier: Kapet një i burgosur, procedohen 7...

0
Kontrollet e kryera në IEVP Peqin dhe IEVP Fier kanë çuar në zbulimin e dy rasteve të mbajtjes së celularëve nga të burgosur. Si...

“Për një moment mendova se ishte J.Lo”, 35-vjeçarja arrestohet për vjedhje dhe bëhet virale...

0
Një grua nga Minnesota është bërë papritur virale në rrjetet sociale, jo vetëm për shkak të arrestimit të saj për vjedhje, por mbi të...

“U thye besimi ynë në drejtësi”, djali i Jakup Krasniqit reagon pas dënimit me...

0
Pas aktgjykimit ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, djali i tij, Altin Krasniqi, ka reaguar përmes një mesazhi prekës, duke shprehur dhimbjen...