29.7 C
Tiranë
Thursday, September 17, 2026

“Nuk kemi luksin të presim”, Vlora Çitaku reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: “Verdikt drakonik”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kërkuar një reagim të shpejtë nga shteti dhe institucionet e Kosovës.

Përmes një reagimi në Facebook, Çitaku ka deklaruar se Kosova nuk mund të qëndrojë pasive dhe të presë që koha ta zgjidhë situatën, pasi, sipas saj, vendimi lidhet drejtpërdrejt me historinë e vendit.

“Një vendim që, në bindjen time, duket sikur ishte shkruar para se gjykimi të përfundonte. Një vendim që e ka shpërfillur pothuajse në tërësi punën e mbrojtjes”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas saj, është trajtuar puna e mbrojtjes gjatë procesit gjyqësor, duke përmendur edhe dëshmitë e ish-komandantit të NATO-s, Wesley Clark, ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, si dhe dëshmitarëve të tjerë të mbrojtjes.

Çitaku e ka cilësuar vendimin si “verdikt drakonik”, duke theksuar se, sipas saj, ai ka shkuar edhe përtej asaj që kishte kërkuar Prokuroria.

“Prandaj tani nuk kemi luksin të rrimë e të presim që koha t’i rregullojë gjërat vetë”, ka deklaruar deputetja e PDK-së, duke kërkuar reagim institucional pas vendimit të Hagës.

Dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale në Hagë dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vite burgim, Kadri Veselin me 18 vite, ndërsa Rexhep Selimin me 13 vite burgim.

Katër ish-krerët e UÇK-së u shpallën fajtorë për vepra që lidhen me krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Vendimi është i shkallës së parë dhe pritet të ndiqet nga procedurat e apelimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të plagosur me thikë në Sarandë, tre persona dërgohen në spital: Konflikti dyshohet për...

0
Tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë, pas një konflikti të ndodhur në një subjekt tregtar pranë...

“Video dhe foto intime zbuluan abuzimin”, arrestohen 29-vjeçari dhe tezja e 12-vjeçares në Tiranë

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Tiranë, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një i afërm i saj dhe tezja. Policia...

Celularë në burgje, kontrollet në Peqin dhe Fier: Kapet një i burgosur, procedohen 7...

0
Kontrollet e kryera në IEVP Peqin dhe IEVP Fier kanë çuar në zbulimin e dy rasteve të mbajtjes së celularëve nga të burgosur. Si...

“Për një moment mendova se ishte J.Lo”, 35-vjeçarja arrestohet për vjedhje dhe bëhet virale...

0
Një grua nga Minnesota është bërë papritur virale në rrjetet sociale, jo vetëm për shkak të arrestimit të saj për vjedhje, por mbi të...

“U thye besimi ynë në drejtësi”, djali i Jakup Krasniqit reagon pas dënimit me...

0
Pas aktgjykimit ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, djali i tij, Altin Krasniqi, ka reaguar përmes një mesazhi prekës, duke shprehur dhimbjen...