30.6 C
Tiranë
Thursday, September 17, 2026

Celularë në burgje, kontrollet në Peqin dhe Fier: Kapet një i burgosur, procedohen 7 të tjerë

Kontrollet e kryera në IEVP Peqin dhe IEVP Fier kanë çuar në zbulimin e dy rasteve të mbajtjes së celularëve nga të burgosur. Si rezultat, një i burgosur është arrestuar në flagrancë në Peqin, ndërsa disa të tjerë dhe dy punonjës policie janë proceduar penalisht.

Kontrollet janë kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), në bashkëpunim me DPB, në kuadër të kontrolleve të ushtruara në disa institucione të ekzekutimit të vendimeve penale.

Peqin, një i burgosur kapet në flagrancë

Gjatë kontrollit në sendet personale të të burgosurit F. Ç. në IEVP Peqin, është konstatuar një aparat celular.

Pas kryerjes së veprimeve të para procedurale, AMSEVP ka bërë arrestimin në flagrancë të tij për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, të parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal.

Ndërkohë, janë proceduar në gjendje të lirë edhe të burgosurit M. H., L. Gj., I. L. dhe F. A., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, sipas nenit 300 të Kodit Penal.

Për të njëjtin rast janë proceduar në gjendje të lirë edhe Sh. K. dhe E. J., me detyrë punonjës policie në IEVP Peqin, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Fier, celular në dhomën e të burgosurit

Një tjetër aparat celular është konstatuar gjatë kontrollit në ambientet e dhomës së të burgosurit R. K. në IEVP Fier.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, R. K. është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, të parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë edhe i burgosuri E. B., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, sipas nenit 300 të Kodit Penal.

Materialet procedurale do t’u dërgohen për veprime të mëtejshme Prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe Fier, sipas kompetencës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të plagosur me thikë në Sarandë, tre persona dërgohen në spital: Konflikti dyshohet për...

0
Tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë, pas një konflikti të ndodhur në një subjekt tregtar pranë...

“Video dhe foto intime zbuluan abuzimin”, arrestohen 29-vjeçari dhe tezja e 12-vjeçares në Tiranë

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Tiranë, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një i afërm i saj dhe tezja. Policia...

“Për një moment mendova se ishte J.Lo”, 35-vjeçarja arrestohet për vjedhje dhe bëhet virale...

0
Një grua nga Minnesota është bërë papritur virale në rrjetet sociale, jo vetëm për shkak të arrestimit të saj për vjedhje, por mbi të...

“U thye besimi ynë në drejtësi”, djali i Jakup Krasniqit reagon pas dënimit me...

0
Pas aktgjykimit ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, djali i tij, Altin Krasniqi, ka reaguar përmes një mesazhi prekës, duke shprehur dhimbjen...

“Ne nuk e njohim Gjykatën Speciale”, rikthehet deklarata e Albin Kurtit pas dënimit të...

0
Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me gjithsej 81 vite burgim, në vëmendje...