Tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë, pas një konflikti të ndodhur në një subjekt tregtar pranë shëtitores së qytetit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:55, në lagjen nr. 1 të Sarandës.
Të plagosurit janë transportuar drejt urgjencës së Spitalit të Sarandës, ku po marrin ndihmën mjekësore. Deri tani, identitetet dhe gjendja e tyre shëndetësore nuk janë bërë të ditura.
Paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.





