Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Benita Zena, ka shqetësuar ndjekësit pasi ka bërë të ditur se ka përfunduar në spital.
Këngëtarja ka publikuar në InstaStory një fotografi ku shfaqet duke marrë trajtim mjekësor me serum. Megjithatë, ajo ka siguruar ndjekësit se aktualisht ndodhet në gjendje të mirë.
“Faleminderit shumë të gjithëve që u interesuat për mua dhe më shkruat. Më falni që nuk kam mundur t’ju përgjigjem të gjithëve, por jam mirë”, ka shkruar Benita.
Artistja nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me arsyen e shtrimit në spital.





