21.5 C
Tiranë
Wednesday, September 23, 2026

“Nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Shqipëria”, gazetari zbulon detaje për dorëzimin e Vlora Hysenit në Morinë

Gazetari Xhemajl Rexha, në një lidhje direkte për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ka dhënë detaje të reja lidhur me dorëzimin e Vlora Hysenit te autoritetet shqiptare.

Rexha raportoi se, sipas informacioneve që kishte marrë nga burime brenda Kosovës, Hyseni ka qenë gjatë ditës në territorin e Kosovës, ndërsa në orët e mbrëmjes ka kaluar kufirin në pikën kufitare të Morinës, ku është ndaluar nga autoritetet shqiptare.

Gazetari sqaroi se, sipas këtyre informacioneve, autoritetet kosovare nuk kanë pasur një kërkesë nga pala shqiptare për ndalimin e Hysenit gjatë kohës që ajo ndodhej në Kosovë.

“Nga informacionet që sapo kam arritur të marr nga burime brenda Kosovës, zonja Hyseni ka qenë gjatë ditës në territorin e Kosovës dhe nuk ka pasur një urdhër arresti brenda territorit të Republikës së Kosovës në mënyrë që ajo të ndalohej dhe ajo e ka kaluar në orët e mbrëmjes kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë”, u shpreh Rexha.

Ai tha se Hyseni është konfirmuar tashmë se është dorëzuar te autoritetet shqiptare, duke theksuar se ndalimi i saj ka ndodhur në pjesën shqiptare të kufirit, në Vërnicë, në pikën kufitare të Morinës.

“Zonja Hyseni është e konfirmuar tashmë që është dorëzuar tek autoritetet shqiptare, pra nuk ka pasur asnjë lloj pune Kosova, as Policia e Kosovës e as autoritetet në Kosovë. Zonja Hyseni e ka kaluar kufirin dhe është ndalur tek autoritetet shqiptare në pjesën shqiptare të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në Vërnicë, në pikën kufitare Morinë”, deklaroi gazetari.

Rexha shtoi se, sipas informacioneve të tij, Hyseni ka kaluar kufirin dhe më pas është nisur, ndërsa pala kosovare nuk ka pasur dijeni për ndonjë kërkesë për ndalimin e saj.

“Pala kosovare nuk ka punë me të pasi që nuk ka pasur asnjë kërkesë nga autoritetet shqiptare gjatë ditës me gjasë për palën kosovare që nëse ajo është në territorin e Kosovës të ndalohet”, tha ai.

Sa i përket itinerarit që Hyseni mund të ketë ndjekur përpara dorëzimit, Rexha tha se ende nuk ka të dhëna të konfirmuara.

“Kosova nuk ka asnjë lidhje të linjave ajrore me Azerbajxhanin. Mund të ketë përdorur ndonjë linjë të ndërmjetme që kryesisht është Vjena e Austrisë, nuk e kam konfirmuar, po e them si mundësi që kjo është pika kryesore për udhëtarët e Kosovës”, shtoi gazetari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...