21.5 C
Tiranë
Wednesday, September 23, 2026

“Gjasat janë që të jenë persona të tjerë në vështirësi”, Anila Hoxha zbulon detaje nga hetimi për Vlora Hysenin

Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje të reja lidhur me hetimin ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, gjatë një interviste në emisionin “Top Story”.

Hoxha u ndal te udhëtimi i Hysenit drejt Kosovës dhe mënyra se si ajo është dorëzuar te autoritetet shqiptare, duke theksuar se vetëdeklarimi i saj pritet të hedhë dritë mbi lëvizjet dhe rrethanat e kthimit të saj.

Sipas gazetares, në kuadër të hetimeve janë ngritur dyshime edhe për komunikimet që Hyseni mund të ketë pasur me persona të tjerë të përfshirë në dosje.

Ajo tha se, pas arrestimit të Ergys Agasit dhe sekuestrimit të telefonit të tij, dyshohet se janë gjetur komunikime me Hysenin dhe Emrbo Sulejmanin gjatë periudhës kur Agasi ishte në kërkim.

Hoxha tha se ndaj Hysenit dyshohet për dy vepra penale, ndërsa hetimi mund të zgjerohet edhe ndaj personave të tjerë, në varësi të provave dixhitale dhe komunikimeve që mund të jenë administruar nga SPAK.

“Me administrimin e disa provave të tjera, prova dixhitale, ose bisedat në telefona në muajin gusht gjatë arrestimit të Ergys Agasit, gjasat do të jenë që të jenë persona të tjerë që do të jenë në vështirësi përpara gjykatës”, u shpreh gazetarja.

Një tjetër emër i përmendur prej saj është Emrbo Sulejmani. Sipas Hoxhës, ai dyshohet se ka ndihmuar Agasin gjatë kohës që ky i fundit ishte në kërkim, duke i siguruar ushqime dhe ndihma të tjera.

Gazetarja foli gjithashtu për dyshime që lidhen me shefin e laboratorit shkencor të Policisë, Fatjon Kalluçi. Sipas saj, ekziston dyshimi se të dhëna sekrete të administruara gjatë një ekspertimi, të cilat pritej t’i kalonin SPAK-ut, mund t’i jenë përcjellë Agasit.

Hoxha përmendi edhe një informacion që, sipas saj, është pjesë e materialeve të klasifikuara të hetimit dhe lidhet me vendin ku dyshohet se Agasi është fshehur gjatë kohës që ishte në kërkim.

Ajo theksoi se për këtë çështje ekziston një vendim gjyqësor që ndalon publikimin e të dhënave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...

Vlora Hyseni ndalohet në Vërmicë, burimet: “Qëndroi gjatë ditës në Kosovë dhe u dorëzua...

0
Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, është ndaluar ditën e djeshme në pikën kufitare të Vërmicës, bëjnë të ditur burime të...

Aksident në Rrugën e Voskopojës në Korçë, tre persona të lënduar

0
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Rrugën e Voskopojës, në Korçë. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të...