Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor, në Lezhë.
Një 50-vjeçar, i identifikuar si Shkëlqim Gjoni, ka humbur kontrollin e motomjetit me të cilin udhëtonte dhe, për pasojë, është rrëzuar.
Drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.





