12.5 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

“Tundim është edhe të rri me këto vajza të bukura”, At Nikolla Xhufka flet për dëshirat seksuale dhe virgjërinë

At Nikolla Xhufka ka qenë i ftuar në emisionin “She’s On Air”, ku është përballur me pyetje pikante nga moderatoret, duke folur hapur edhe për tundimet seksuale, dëshirat dhe virgjërinë.

I pyetur se kur ka qenë hera e fundit që një tundim seksual e ka vënë në vështirësi, At Nikolla Xhufka tha se tundimet janë të pranishme çdo ditë, duke iu referuar edhe pranisë së tij në studio.

“Çdo ditë kemi tundime, ja dhe tani tundim është për mua që rri me këto vajza të bukura këtu. Jeni të gjitha shumë të mira, Zoti iu bekoftë. Ka disa lloj tundimesh, jo vetëm tundim seksual por edhe ai i të parit. Ta mendosh është mëkat e jo më ta bësh”, u shpreh ai.

Më tej, ai u pyet nëse është normale që një prift të ketë dëshira seksuale.

“Patjetër, prandaj dhe kisha ka vendosur dy rrugë, flas kisha Ortodokse, martesën dhe murgjirinë. Kryepeshkopët nuk martohen që të mos lënë trashëgimtarë”, deklaroi At Nikolla Xhufka.

I pyetur se çfarë ndodh me priftërinjtë nëse kanë dëshira seksuale, ai u përgjigj:

“Duhet të japin dorëheqjen nga posti që kanë dhe të bëhen priftërinj.”

Në vijim, At Nikolla Xhufka u pyet edhe për një deklaratë të mëparshme të tij, ku kishte thënë se ishte i virgjër dhe nëse kjo vijonte të ishte ende e vërtetë.

“Po patjetër se unë nuk jam martuar. Bibla ose Ungjilli siç i themi ne thotë ‘mos e përdhosni shtratin tuaj bashkëshortor’. E për njerëzit që janë fetar, si mysliman apo të krishterë, virgjëria para martese është kryesore, thelbësore. Nëse njëri në çift nuk është i virgjër nuk kryhet martesa, ka qenë më përpara kështu. Se tani kisha i marton, nuk i pyet”, u shpreh ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...