26.8 C
Tiranë
Tuesday, September 29, 2026

Elvis Lila shfaqet për herë të parë në publik si kreu i komanduar i SHISH, merr pjesë në Këshillin e Sigurisë

Kreu i komanduar i Shërbimit Informativ të Shtetit, Elvis Lila, ishte i pranishëm sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga presidenti Bajram Begaj.

Në pamjet e publikuara nga zyra e shtypit e Presidentit, shihet edhe Lila, duke shënuar kështu daljen e tij të parë në publik në këtë detyrë.

Elvis Lila u komandua në krye të SHISH pas shkarkimit të Vlora Hysenit nga kryeministri Edi Rama.

Lila është një oficer karriere me rreth 20 vite eksperiencë në SHISH. Gjatë karrierës së tij në shërbimin inteligjent, ai ka mbajtur disa detyra drejtuese në struktura të ndryshme të institucionit.

Gjatë periudhës kur SHISH drejtohej nga Helidon Bendo, Lilës iu besua drejtimi i një strukture të re, të njohur si Drejtoria e Performancës. Më pas, ai ka drejtuar edhe strukturën e kundërzbulimit.

Me marrjen e drejtimit të SHISH nga Vlora Hyseni, rreth tre vite më parë, Lila u emërua drejtor i departamentit që mbulonte çështjet operacionale.

Lila ka qenë një prej bashkëpunëtorëve të afërt të Hysenit, veçanërisht në çështjet që lidhen me kundërzbulimin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrihet për vdekje zyrtari i partisë në pushtet në Kongo pas thirrjeve për masa...

0
Një zyrtar i lartë i partisë në pushtet në Republikën Demokratike të Kongos është rrahur për vdekje pasi mori pjesë në një emision radiofonik,...

I pezullohet patenta Mauro Icardit pas videos së partneres: “Ndaloni së gënjyeri njerëzit dhe...

0
Sulmuesit argjentinas Mauro Icardi i është pezulluar e drejta për të drejtuar automjetin, pasi partnerja e tij publikoi një video ku shfaqeshin disa shkelje...

Nicole Scherzinger digjet nga uji i valuar një orë para koncertit: “Por shfaqja duhet...

0
Këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger pësoi një djegie të dhimbshme në këmbë vetëm një orë para se të dilte në skenë në Düsseldorf të...

Tragjedia në Brazil: Nëna dhe vajza 28-vjeçare humbin jetën nga kanceri me vetëm 10...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në Brazil, ku një nënë dhe vajza e saj 28-vjeçare humbën jetën nga kanceri me vetëm...

Sulme të reja ruse në Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev: Të vrarë...

0
Një valë e re sulmesh ruse ka goditur disa zona të Ukrainës, përfshirë qendrën e Kievit, ku një dron me motor reaktiv goditi ndërtesën...