34.7 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u bën apel qytetarëve të vaksinohen: “Delta po përhapet me shpejtësi të frikshme”

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u ka bërë apel qytetarëve që të marrin vaksinat anti-Covid, duke theksuar se varianti Delta po përhapet me shpejtësi të frikshme.

Ministrja e Shëndetësisë e fokusoi fjalën e saj te fushata e vaksinimit, ndërsa theksoi se ata që nuk vaksinohen po rrezikohen seriozisht.

“Para e të flas për situatën aktuale në vend, po përmbledh disa fjalë; në 18 muaj COVID na e ka bërë të qartë se nuk njeh kufijtë. Përballë forcës goditëse, masat janë të ndërlidhura. Shifrat nga Kosova, Maqedonia dhe vendet e rajonit janë të dhimbshëm, nga më të lartat, qysh prej fillimit të pandemisë. Varianti Delta po vërteton tezën e studiuesve se ky është një variant me infektueshmëri më të lartë. Në Angli shifrat janë 26 herë më të larta se këtë periudhë një vit më parë. Delta po përhapet me shpejtësi të frikshme. Po prek njerëz që nuk e kanë bërë vaksinën. Dhe pandemia ia ka lënë në dorë termit; ‘pandemia e të pavaksinuarve’. Në COVID 1 janë pothuaj 100 të shtruar, 17 në terapi intensive. Janë shumë më pak se në rajon, falë shpejtësisë që Shqipëria nisi vaksinimin. Janë shumë, po të kemi parasysh se jemi në gusht. Kush nuk është vaksinuar ende po rrezikon seriozisht. Mjekët më kanë raportuar se numri i të pavaksinuarve është 95 për qind e numrit total të shtrimeve. Te të rinjte ka raste të formave të rënda të sëmundjes. E përsëris, se pavarësisht moshës në shumicën dërrmuese të vaksinuarit nuk kanë shfaqur rrezik për jetën, si rezultat i mbrojtjes nga vaksina. Sot qasjet indiferente ndaj thirrjes për tu vaksinuar dhe mosvaksinimi ndërkohë që rreziku rritet përditë janë thjesht të papranueshme”, tha Manastirliu në mbledhjen e sotme të Komitetit Teknik., tha Ministrja.

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...