36 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Shtatori, muaji i dytë i hapur për vaksinimin/ Manastirliu: “Shumë shpejt vaksinimi anti Covid do të bëhet i detyruar për disa kategori personash”

Në fjalën e saj në mbledhjen e komitetit të eskpertëve, ministrja e Shëndetisisë Ogerta Manastirliu ndërsa komentoi situatën e covid si pasojë e shtimit të rasteve me variantin Delta, tha se mbetet shqetësuese mes moshave të reja, ka raste të formave të rënda të sëmundje.

E dhëna tjetër shqetësuese është se mes moshave të reja, ka raste të formave të rënda të sëmundjes.
Ndërkohë, e përsëris se pavarësisht moshës, për ata pak qytetarë të vaksinuar që janë prekur nga ky variant i ri dhe janë spitalizuar, në shumicën dërrmuese të tyre mjekët më informojnë se nuk kanë shfaqur rrezik për jetën si rezultat i krijimi të mbrojtjes imunitare nga vaksina. Neglizhenca dhe refuzimi i vaksinës, deri pak javë më parë, kur regjistronim 0 vdekje dhe shumë pak infeksione, mund të ishin reagime të kuptueshme, edhe pse aspak të arsyeshme.
Sot, qasja indiferente ndaj thirrjes për t’u vaksinuar dhe mosvaksinimi ndërkohë që rreziku rritet përditë, janë thjesht të papranueshme. Sepse sot, në Shqipëri ashtu si kudo në botë, mosvaksinimi është bërë një pengesë e rrezikshme në përballimin e valës së re të infektimeve. Kjo sjellje ia shumëfishon forcën goditëse Armikut të Padukshëm.” tha Manastirliu.

Zërat më autoritarë të shkencës dhe mjekësisë në botë, janë UNANIME NË KËTË PIKË: Vaksina shmang format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet. Vaksina bën dallimin a madh, mes jetës dhe vdekjes. Zgjedhja për të bërë apo jo vaksinën nuk është thjesht personale. Nuk është rasti klasik “ç’punë ke ti ç’bëj unë me trupin tim”. Jo! Refuzimi i armës mbrojtëse, që sot çdo qytetar e ka në dispozicion, falas, në çdo qendër shëndetësore në çdo cep të Shqipërisë, vë në rrezik jo vetëm jetën e kujt refuzon.
Ai vë në rrezik jetën e familjarëve. Vë në rrezik jetën e miqve. Vë në rrezik jetën e shoqeve dhe shokëve në klasë apo auditor, të kolegëve e kolegeve në vendin e punës.” tha Manastirliu.

Manastirliu ka lajmëruar gjithashtu se shumë shpejt vaksinimi anti Covid do të bëhet i detyruar për disa kategori personash.

“Ndaj shtatori do jetë muaji i dytë i hapur për vaksinimin.

Do nisim shumë shpejt zbatimin e një plani për kalimin në një fazë tjetër të fushatës së vaksinimit ku detyrimi i disa katrgorive për t’u vaksinuar do bëhet në emër të së drejtës së të tjerëve për të mos u infektuar. Ne do e bëjmë pa humbur kohë në ditët në vijim”, u shpreh ministrja në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...