28.9 C
Tiranë
Thursday, August 6, 2026

OBSH: Të shmangen izolimet masive, janë ndëshkuese për shoqërinë!

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se autoritetet duhet të përpiqen të shmangin masat “ndëshkuese” të izolimit, pasi shumë vende po përballen me rritje të mprehtë të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Komentet i bëri shefi i emergjencave në OBSH, Mike Ryan, në një konferencë në Gjenevë, një ditë pasi OBSH-ja raportoi një rritje rekord një-ditore të rasteve globale të koronavirusit.Mbi 338,000 raste u raportuan brenda 24 orëve.

“Nganjëherë është e pashmangshme dhe ne e pranojmë atë, por ajo që duam të provojmë dhe shmangim janë këto izolimet masive që janë kaq ndëshkuese për komunitetet, për shoqërinë dhe për gjithçka tjetër”, tha ai.

Në lidhje me masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, Ryan tha se “nuk ka përgjigje të reja pasi ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë”.

Gjatë ditëve të fundit Evropa po raporton më shumë raste sesa India, Brazili ose Shtetet e Bashkuara.

Të premten, Spanja vendosi gjendjen e jashtëzakonshme në Madrid.

Gjermania, Çekia dhe Italia gjithashtu kanë raportuar rritje të ndjeshme të numrit të rasteve të reja me koronavirus.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Enjte, 6 Gusht 2026

0
Për 6 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...