MbetemI në ndikimin e motit të qëndrueshëm duke kushtëzuar alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare deri në mesditë. POR pasditja dhe kryesisht orët e mbrëmjes sjellin shpeshtim të vranësirave kryesisht në zonat veriore duke sjellë ndonjë shi të papërfillshëm.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 12°C në 25°C, në zonat e ulëta nga 19°C në 30°C dhe në zonat bregdetare nga 20°C në 31°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.