36 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Viti i ri akademik pritet të nis me mësimin në auditore/ Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule u bën thirrje studentëve të vaksinohen

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule thotë se pritet që viti i ri akademik të nisë me mësimin në auditore.

Në një prononcim për mediat, ai u ka bërë thirrje studentëve aktualë si dhe maturantëve që do të hyjnë në fakultet, të marrin dozën e vaksinës.

Kule thotë se në Fakultetin e Ekonomisë kanë humbur jetën dy profesoresha dhe një student për shkak të koronavirusit, ndaj kjo duhet të shërbejë si një indicie për të gjithë studentët që të vaksinohen.

“Në Fakultetin e Ekonomisë kanë humbur jetën dy profesoresha dhe një student për shkak të Covid-19. U kemi bërë thirrje studentëve që të vaksinohen, u kemi dërguar mesazhe dhe i kemi kontaktuar përmes emaileve. Po presim që gjate shtatorit të jemi në kontakt, që të shfrytëzojnë muajt e hapur qe shërbimi mjekesore ka vënë në dispozicion për të bërë vaksinën. Nuk kemi statistika se sa studenta nuk e kanë bërë vaksinën. Po të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe maturantët. Kam bindjen që ata e mirëkuptojnë dhe e dinë që vaksinimi është për të mirën e tyre dhe të të afërmve të tyre. Presim që të fillojmë mësim fizikisht. Mësimi online ishte nga halli. U munduan stafet tona por nuk zëvendësohen dot me auditorin. Presim që të fillojë dhe vaksinimi. Kjo ka nevojë të legjitimohet, mësimi online nuk është parashikuar në ligjin e arsimit të lartë” – tha Kule.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...