30 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Samiti G20 sot në Romë, diskuton për pandeminë e COVID-19 dhe qasjen në vaksina

Ministrat e shëndetësisë të vendeve anëtare të G20-ës do të takohen më 5 shtator në Romë të Italisë për të diskutuar përpjekjet globale për të frenuar përhapjen e koronavirusit dhe hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren për t’u përballur me pandeminë.

Diskutimet do të përqendrohen edhe në strategjitë që duhet përgatitur për t’u përballur me pandemitë e ardhshme.

Organizatorët e takimit në Romë thanë se qëllimi i tij është të paraqesë mesazhin e bashkëpunimit dhe solidaritetit.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, më 4 shtator u takua me ekspertë të shëndetit mendor. Ai tha se nuk mund të ketë shëndet të përgjithshëm dhe mirëqenie pa shëndet mendor.

“Në muajt e vështirë të pandemisë, kjo është bërë edhe më e rëndësishme”, tha ai.

Ministrat gjithashtu do të diskutojnë mënyra për të përmirësuar format se si ndahen njohuritë shkencore dhe si të bëhet më e drejtë qasja në vaksina.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje udhëheqësve botërore që të angazhohet për të rregulluar qasjen e barabartë në vaksina kundër COVID-19, në mënyrë që të parandalohet një valë e re e të infektuarve.

“Janë ndoshta 20 njerëz në botë që janë vendimtarë për zgjidhjen e këtij problemi të barazisë”, pati thënë zyrtari i lartë i OBSH-së, Bruce Aylward.

“Ne kemi nevojë që ata 20 persona të thonë: ne do ta zgjidhim këtë problem deri në fund të shtatorit. Ne do të sigurohemi që 10 për qind e çdo vendi të jetë i vaksinuar”, kishte thënë ai, transmeton AFP.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...