9.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

COVID 19/ Ministria e Shëndetësisë publikon rastet: Tre humbje jete, 165 raste të reja dhe 102 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID 19 në Shqipëri, nga ku u konfirmuan 3 humbje jete, 165 raste të reja dhe 102 të shëruar.

Mësohet se janë kryer 960 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 165 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9406 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 81 raste në Tiranë, 21 raste në Fier, 11 raste në Pogradec, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Shkodër, Lezhë, 5 raste në Krujë, Berat, 4 raste në Vlorë, 3 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Tropojë, Malësi e Madhe, 1 rast në Mirëditë, Mallakastër, Ura Vajgurore, Roskovec.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 232 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 63 vjeçar nga Burreli, një 66 vjeçar nga Tirana, një 83 vjeçar nga Shkodra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të zbatojnë masat për parandalimin e përhapjes së COVID19. Në ambientet e hapura dhe të mbyllura duhet të vendoset detyrimisht maska ose barriera mbrojtëse. Është një ndër masat më efikase që e kufizon përhapjen e infeksionet, sikundër është shumë e rëndësishme të respektohen rregullat e distancimit social dhe të higjienës, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (10 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 165
Të shëruar ne 24 orë 102
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 960
Testime totale 97703
Raste pozitive 15231

Raste të shëruara 9406
Raste Aktive 5409
Humbje jete 416

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2823
Durrës 563
Shkodër 401
Korçë 280
Lezhë 269
Elbasan 215
Fier 244
Vlorë 194
Kukës 147
Berat 139
Dibër 75
Gjirokastër59

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT